Përditësuar më 24 nëntor 2026
Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna personale mbledh Klinika Dentare Dr. Agusholli përmes faqes dr-agusholli.com, pse i mbledh dhe si mund t’i menaxhoni.
Kush jemi
Klinika Dentare Dr. Agusholli
Kompleksi Banesor Qeta, Rr. Madeleine Albright, Kati I/2, 30000 Pejë, Kosovë
Telefoni: +383 49 988 848
Cilat të dhëna mbledhim
Kur caktoni një termin online, ju kërkojmë:
- emrin dhe mbiemrin
- numrin e telefonit
- adresën e email-it (opsionale)
- shënimin që na shkruani (opsional)
- trajtimin, datën dhe orën që zgjidhni
Nuk kërkojmë të dhëna shëndetësore përmes formularit. Ju lutem mos shkruani në shënim informata që nuk janë të nevojshme për terminin.
Pse i përdorim
Të dhënat përdoren vetëm për menaxhimin e terminit tuaj: për ta regjistruar kërkesën, për t’ju kontaktuar për konfirmim, për ndryshime ose anulim, dhe për t’ju dërguar njoftime rreth terminit nëse keni dhënë email-in. Nuk i përdorim për reklama dhe nuk i shesim.
Ku ruhen
Të dhënat e termineve ruhen në bazën e të dhënave të kësaj faqeje, te ofruesi ynë i hostingut. Email-et rreth terminit dërgohen përmes llogarisë së email-it të klinikës. Qasje në të dhëna ka vetëm stafi i klinikës që menaxhon terminet.
Statistikat e faqes
Faqja përdor Burst Statistics për statistika të përgjithshme të vizitave. Këto statistika ruhen në serverin e faqes dhe nuk përdoren për reklama.
Të drejtat tuaja
Në çdo kohë mund të kërkoni të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat tuaja, ose të anuloni pëlqimin. Mjafton të na telefononi në +383 49 988 848 ose të na vizitoni në klinikë.
Ndryshimet
Nëse e ndryshojmë këtë politikë, versioni i ri do të publikohet në këtë faqe, me datën e përditësimit.